Liga e dytë: Besa shënoi fitoren më të ëmbël në historinë e klubit

Zani Nazifi me eurogol vendosi epilogun kundër Vardarit 2-1

Katër fitoretë ekipeve vendase, dy barazime dhe fitore të ekipeve mysafire me gjithsej 20 gola të shënuar është epilogu ndeshjeve të xhiros së 23 në Ligën e dytë.

Besa e Dobërdollit sot në kaudër të javës së 23-të në Ligën e dytë të futbollit vendor me një paraqitje të shkëlqyeshme dhe me përkrahjen e afro dy mijë tifozëve mundi 10 herë kampionin e Maqedonisë Veriut ekipin e Vardarit 2-1.

Autorë të golave për këtë sukses historik të ekipit Besa ishin Imran Fetai dhe Zani Nazifi, ndërsa golin e nderit pë Vardarin e shënoi Mario Desniq. Miqtë kaluan në epërsi që në minutën e dytë. Por vendasit barazuan në minutat e fudit të pjesës së parë. Epilogun e ndeshjes e vendosi eurogoli i Zani Nazifit, i cili nga distanca mbi 20 metra e detyroi të kapitullojë Filip Gaçevskin. Pas përfundimit të ndeshjes ekipi së bashku me kryesinë dhe publikun e festuan këtë fitore të madhe.

“Është kjo fitorja më e ëmbël në historinë e klubit të futbollit Besa. Urime lojtarëve dhe faliminderit publikut për përkrahjen e madhe”, deklaroi pronari i klubit, Zijadin Tahiri.

Fitores së Besës kundër Vardarit padyshim se më tepër i gëzohet Voska Sport, e cila pas fitores kundër Bellasicës 4-0 është ngjitur në pozitën e parë tani me 56 pikë.

Fitore të thellë në këtë xhiro ka shënuar edhe Gostivari në përballjen me Teteksin 5-0. Arsimi i Çegranit ka shënuar fitore 3-0 në cilësinë e mysafirit kundër Llokomotivës . Slloga ka befasuar Pelisterin duke luajtur me barazim 1-1, Detonit Pllaçkovica ka shënuar fitore 2-1 kundër Borecit në Veles

Rezultatet e javës së 23-të:

Besa – Vardari 2-1,

Boreci – Detonit Pllaçkovica 1-2

Slloga – Pelisteri 1-1

Kamenica Sasa–Kozhufi 1-1

Karaormani – Ohri 1-0

Gostivari – Teteksi 5-0

Fortuna&Pehçeva – Arsimi 0-3

Voska Sport – Bellasica 4-0

Tabela: Voska Sport 56 pikë, Vardari 55, Gostivari 54, Pelisteri 47, Detonit Pllaçkovica 40, Besa 36, Ohri 33, Bellasica 32, Arsimi 33, Karaormani 30, Kozhufi 27, Llokomotiva 20, Kamenica Sasa 18, Teteksi 15, Slloga Vinicë 13, Boreci 2 pikë.

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share