FFK për garat e klubeve serbe: Cenim i sovranitetit të Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar ndaj zhvillimit të garave ilegale të futbollit nga ana e klubeve serbe brenda territorit të vendit tonë.

“FFK është anëtare me të drejta të plota në UEFA që nga maji i vitit 2016 dhe si e tillë është institucioni i vetëm me statutin e UEFA-s dhe të FFK-së që bën organizimin e garave të futbollit në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagim.

Federata thekson se zhvillimi i garave është cënim i sovranitetit të Kosovës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“FFK-ja edhe më herët i ka diskutuar këto dukuri brenda Këshillit për Sport dhe ka kërkuar ndërmarrjen e masave të menjëhershme. Aktivitetet e tilla e cenojnë autoritetin e FFK-së dhe sovranitetin e Kosovës në përgjithësi.

Tutje kërkohet nga organet kompetente që të hetojnë këto raste.

“Ne jemi të hapur për bashkëpunim dhe mbështetje për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, duke përfshirë edhe komunitetin serb, por nuk mund të lejojmë zhvillimin e aktiviteteve të strukturave ilegale, që në kundërshtim me rregullat e UEFA-s bëjnë organizim të ndeshjeve të futbollit brenda territorit të Kosovës. Andaj, do të bëjmë çdo gjë që është në kompetencat tona për t’i ndaluar këto aktivitete”.

Federata e Futbollit shpreh shqetësimin për moslicencimin nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Si duket pikërisht këto veprime të autoriteteve të Kosovës kundrejt pavarësisë së FFK-së i kanë trimëruar strukturat ilegale të Serbisë që të organizojnë aktivitete të futbollit në Kosovë”.

FFK kërkon edhe reagimin e UEFA-s.

“Do të reagojmë dhe do të kërkojmë intervenimin e UEFA-s, gjatë takimeve që do t’i ketë delegacioni i Kosovës në Kongresin e radhës të UEFA-s që do të mbahet nesër në Lisbonë të Portugalisë”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share