Martesa e Sofia Vergara dhe Joe Manganiello ka marrë fund zyrtarisht. Një gjykatëës ka firmosur marrëveshjen e tyre të divorcit ditën e enjte, raporton Page Six.
Në vendim, thuhet se dy aktorët i kanë ndarë pasuritë e tyre sipas kontratës paramartesore.
Manganiello mori veshjet, bizhuteritë dhe “të mira materiale”, si dhe të gjitha “të ardhurat dhe kursimet e tij”, pas ndarjes nga Vergara, e cila ndodhi më 2 korrik 2023, shkruhet në letër. Ndërkohë 51-vjeçarja mori të gjitha gjërat personale, përfshirë bizhuteritë, veshjet dhe të ardhurat e saj.
Çifti theksoi se nuk kanë patur “prona të përbashkëta”. Ata njohën vlefshmërinë e kontratës paramartesore.
Manganiello dhe Vergara u ndanë pas 6 vitesh martesë. Si fillim, aktori tha se shkaku i ndarjes ishte “mospërputhja e karaktereve”, por një burim u shpreh se ishte dëshira e tij për të pasur fëmijë.
Më vonë, vetë Sofia konfirmoi se nuk donte që të kishte më fëmijë sepse nuk donte të bëhej nënë në një moshë të madhe.
Pas ndarjes, secili ka vazhduar jetën me partnerë të rinj. Joe është lidhur me Caitlin O’Connor ndërsa Sofia me kirurgun Justin Saliman.