Lideri rus thotë se perëndimi do përsëritë të njëjtin gabim duke i ofruar ndihmë Ukrainës
Vladimir Putin, njeriu që ka urdhëruar sulmin ndaj Ukrainës dhe dërgon përditë me mijëra të rinj rus për të luftuar në front, ka kritikuar politikën agresive të ish-liderëve të Bashkimit Sovjetik. Putin e ka quajtur të gabuar pushtimin nga Bashkimi Sovjetik të Hungarisë e Çekosllovakisë gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë.
“Ne e kemi pranuar shumë kohë më parë se ajo pjesë e politikës sovjetike ishte e gabuar dhe vetëm çoi në tensione në marrëdhënie. Nuk duhet bërë asgjë në politikën e jashtme që vjen në kundërshtim të drejtpërdrejtë me interesat e popujve të tjerë.”
Duke folur në Forumin Ekonomik Lindor në qytetin rus të Vladivostok Putin nuk adresoi drejtpërdrejt çështjen e luftës në Ukrainë, tashmë në muajin e saj të 18-të.
Megjithatë, ai u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet aleate po bënin gjithashtu një gabim në mbështetjen e tyre për Ukrainën, një gabim i ngjashëm me atë që bëri Bashkimi Sovjetik.
“Ata ushtrojnë presion mbi aleatët e tyre, të ashtuquajturit partnerë. Ata nuk kanë miq. Ata kanë vetëm interesa.”
Duke komentuar mbi Uashingtonin Putin nuk harroi të komentonte edhe akuzat që janë ngritur ndaj ish-presidentit Donald Trump.
“Sa i përket ndjekjes penale të Trump, për ne ajo që po ndodh, për mendimin tim, është diçka pozitive sepse tregon se sa i kalbur është sistemit politik amerikan, i cili nuk mund të pretendojë se u mëson të tjerëve demokracinë.”
Përvec politikës, Putin foli edhe për ekonominë ruse ku u shpreh se e inflacioni në rritje e kishte detyruar bankën qendrore të rriste normat e interesit në 12% muajin e kaluar. Megjithatë, ai theksoi se një vendim i tillë nuk është pa pasoja.
“Mendoj se banka bëri gjënë e duhur. Po, kjo lëvizje zhvillimin e ekonomisë, por zvogëlon rrezikun e inflacionit.”