Lille më në fund ka kaluar në epërsi ndaj Nantes, duke shënuar pas 66 minutave.
Punën më të madhe që rezultoi deri te goli e kreu ylli kosovar Edon Zhegrova, ku David e kishte të lehtë të shënonte në portën e zbrazur.
Zhegrova dribloi për mrekulli dhe harkoi në mënyrë fantastike, ku pastaj Jonathan David realizoi nga afërsia pasi portieri arriti ta ndalë goditjen e parë.