SHBA i mohon vizën trajnerit të Barcelonës

Xavi kishte udhëtuar në Iran 3 herë në 5 vitet e fundit

Barcelona udhëtoi këtë të shtunë drejt Shteteve të Bashkuara për 17 ditë stërvitje dhe ndeshje miqësore por pa trajnerin Xavi Hernández.

Tekniku nuk ka mundur të pajiset me vizë hyrëse për në Amerikë. Mediat raportojnë se leja e kalimit të kufirin i është mohuar nga autoritetet pasi ai ka qenë në Iran tre herë në pesë vitet e fundit kur ishte pjesë e klubit Al Sadd të Katarit për të luajtur në kualifikueset e Ligës së Kampionëve të Azisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndeshja e tij e fundit me fanellën e Al Sadd-it u luajt në Teheran kundër Persepolis në Maj 2019. Irani është një nga vendet që konsiderohen si armiq të Shteteve të Bashkuara.

Autoritetet amerikane nuk e kanë dokumentacionin e arsyes së udhëtimit të Xavi në Iran. Pritet që problemi i natyrës administrative të zgjidhet dhe tekniku të nisë udhëtimin e tij të hënën. Në seancat e para stërvitore, Barcelona do të drejtohet nga zëvendësit e tij.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share