Atletikë: Shqipëria vazhdon me suksese garat ekipore në Europian

Pas sukseseve të Luiza Gegës dhe Franko Buraj të cilët u stolisën me medalje të arta në garat ekipore të Europianit të Atletikës që mbahet në Krakov të Polonisë, sukseset kanë vijuar edhe në mëngjesin e ditës së sotme. Ekipi shqiptar që garon në Divizionin e tretë, me formacion të kompletiuar arriti të fitoj edhe dy vende të treta.

Në garën e kërcimit së gjati, atleti Muhamet Çengeli u klasifikua në vendin e tretë, duke kërcyer 7.36 metra. Vend i tretë edhe për atletin veteran Dorian Çollaku në garën e hedhjes së çekiçit, duke arritur rezultatin 57.89 metra.

Në garat e tjera, atletët kuqezinj nuk mundën dot t’i afrohen podiumit edhe pse paraqitjet ishin të mira dhe të gjitha brenda 10 vendeve të para. Në renditjen e përgjithshme, pas dy ditëve, Shqipëria renditet në vendin e 9-të me 169 pikë (gjithsej janë 15 shtete).

Rezultate-Meshkuj

1500m, Bledar Mesi (nuk garoi)

110m/p, Milen Caco, 15”48 (vendi 7)

400m, Durjon Idrizaj, 56”33 (vendi 10)

Së gjati, Muhamet Çengeli, 7.36m (vendi 3)

Disk, Admir Dizdari, 38.79m (vendi 12)

Çekiç, Dorian Çollaku, 57.89m (vendi 3)

4x100m, Shqipëria (nuk garoi)

Rezultate femra

800m, Relaksa Dauti, 2’15”21 (vendi 8)

100m/p, Melisa Sina, 15”09 (vendi 6)

400m/p, Uibi Ahmet, 1’05”28 (vendi 7)

3-hapsh, Joana Goli, 10.95 (vendi 10)

4x100m, Shqipëria, 48”22 (vendi 5)

Lexo gjithashtu
Total
0
Share