NBA: Boston finalisti i parë në Lindje, Dallas shumë pranë finales në Perëndim

Skuadra e Boston pas  fitores  në ndeshjen e pestë të gjysmëfinales së play off-it, bëhet skuadra e pare që siguron  finalen e madhe në Konferencën e Lindjes, ku  në  finale  do të përballet me fituesin e ndeshjes Nju Jork Indian a që aktualisht  është  3-2 në serin e fitoreve

Skuadra e Boston sot mundi Cleveland  me rezultatin 113-98, duke fituar 4-1 serinë e takimeve, që I mundësoi  finale  në Lindje

Në fushën e tij ekipi i Boston nuk zhgënjeu, duke dominuar në fushë dhe merituar fitoren. Më efikas ishte Tatum me 25 pikë e 10 kërcime e Horford me 22 pikë e 15 kërcime, ndërsa 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë,.

Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Dallas mundi në transfertë  sot mundi   ekipin e Oklahomas me rezultat 104-91, duke udhëhequr 3-2 serinë e takimeve me  çka  ka shansin e artë të kualifikohet në finale.

Luka Donçiq konfirmoi se është lider në fushë për Dallas me një “triple double”, autor i 31 pikëve 10 kërcime e 11 asist. Mirë u paraqit edhe Jones Jr. me 19 pikë, ndërsa  te vendasit më efikas ishte Alexander Shai  me30 pikë të realizuara.

 

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off

Nju  Jork – Indiana, (3-2)

Boston – Cleveland, 113-98 (4-1)

Konferenca e Perëndimit-GJysmëfinale play off

Denver – Minnesota, (3-2)

Oklahoma – Dallas, 91-104 (2-3)

Lexo gjithashtu
Total
0
Share