Lindën të ngjitura në kokë, dy vogëlushet mbarojnë kopshtin me sukses

Dy motra binjake lindën të ngjitura dhe me vetëm 2% shpresë për të mbijetuar, por vogëlushet sot gëzojnë shëndet të plotë dhe sapo kanë mbaruar kopshtin në Filadelfia.

Abby dhe Erin Delaney erdhën në jetë më 24 Korrik të 2016-ës. Mamaja e tyre Heather Delaney 33 vjeç e mësoi se vajzat ishin të ngjitura në kokë që kur ishte 11 javëshe shtatzënë.

Sipas mediave të huaja, Abby dhe Erin ka pak kohë që kanë përfunduar me sukses kopshtin e ndërsa mamaja e tyre e emocionuar thotë: Ëndrra ime më e madhe është t’i shoh të diplomohen.

Ajo e kujton si një periudhë mjaft të vështirë momentin e parë kur mori vesh gjatë shtatzanisë se dy vogëlushet e saj ishin të ngjitura.

Babai i vajzave Ryley Delaney, 30 vjeç shprehet se ishin të shokuar dhe nuk dinin si të vepronin. Pas lindjes vajzat kanë qëndruar për muaj të tërë në spital derisa të vinte momenti i ndërhyrjes. Vajzat mbushin 7 vjeç në Korrik. Pavarësisht se gjendja e tyre shëndetësore është nën kontroll, ato kanë një zhvillim më të ngadaltë se bashkëmoshatarët. Erin nisi të ecte kur ishte 5 vjeç, ndërsa Abby po mëson si fundmi.

Mamaja e tyre thotë se nuk i humbet kurrë shpresat se një ditë ato do jenë në të njëjtin stad si gjithë fëmijët e tjerë.

Qielli është limiti për to”, tha ajo./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share