Të mos i ngatërrojmë “kabllat”? – Albert Musliu: Shqiptarët nuk kanë dilema tek “non grata ” amerikane për Merkon

Tek shqiptarët nuk ka dilema rreth vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për shpalljen “non grata” të kreut të Strugës, Ramiz Merko. Kështu konstaon në Klan Debat, analisti politik Albert Musliu, i cili mes tjerash shtoi se duhet institucionet e drejtlsisë ta bëjnë detyrën dhe t’i verifikojnë këto pretendime të amerikanëve.

“Unë mendoj se të gjitha subjektet politike, në qoftë se kanë aq entuziazëm për t’i zgjidhur këto çështje, të bëjnë ndryshimet ligjore si në Shqipëri dhe t’i sugjerojnë apo ta inkurajojnë prokurorin publik që t’i kërkojë ato materiale prej shtetit amerikan. Amerikanët nuk e bëjnë këtë me ndonjë qëllim të keq, por e bëjnë rej dashamirësie për këtë shtet”, tha Albert Musliu në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share