“As në Zvicër e askund në botë, veç në Maqedoni ndodh kjo” – Dr. Zekerija Bajrami rrëfen zhgënjimin nga ndalesa e hoxhës Ahmed Kalaja

Imami i njohur, Doktori i shkencave teologjike, Zekerija Bajrami në emisionin 99 Minuta ka folur për rastin e ndalesës së hoxhës Ahmed Kalaja në kufirin e Maqedonisë. Bajrami ka qenë edhe personi që e ka ftuar Kalanë në xhaminë “Sulltan Murat”, ku ai vepron në Shkup..

Bajrami shpreh shqetësimin e tij për ndalesat dhe procedurat e panevojshme, sipas tij, që iu bëhen hoxhallarëve nëpër kufinj, zakonisht në Maqedoni. Kjo që ndodh në Maqedoni, nuk i ka ndodhur hoxhës as në vendet e Evropës e as në Zvicër.

Ai sqaroi se qytetarët e shumtë që e prisnin hohën Ahmed Kalaja janë ndjerë tepër të zhgënjyer, pasi një pjesë e tyre nuk kishin marrë informacionin se hoxhën e kanë ndaluar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Edhe pse kur erdhi në përfundim se hoxha do të kthehet, unë njoftova përmes rrjetit tim social, por kishte njerëz që nuk e kishin lexuar dhe u një ‘kallaballëk’ i madh, kishte reagime, shqetësim shpirtëror, prishje e vullnetit të xhematit pa lidhje, pa ndonjë arsye se gjoja ai qenka i rrezikshëm për vendin. Po shteti ka mundësi edhe ta përcjellë”, sqaroi mes tjerash Dr. Zekerija Bajrami.

Edhe Bajrami përmendi zotimin e Ministrit të Drejtësisë, i cili mbrëmë në Klan Debat tha se kjo çështje do të rregullohet dhe hoxhë Ahmed Kalaja do të hiqet nga lista e personave që nuk iu lejohet hyrja në Maqedoni. Bajrami shpreson që me të vërtetë këto çështje të rregullohen edhe për hoxhallarët tjerë, pasi me të njejtat probleme përballen edhe hoxhallarë nga Kosova, por edhe të Maqedonisë kur largohen, zakonisht për vizita në vendet fqinje.

“Unë kam shkuar edhe në Australi, por s’më ka pyetur kush. Vizë ke, pasaportë ke, ec lirisht…veç këtu tek ne ndodhin këto gjëra”, sqaroi hoxhë Zekerija Bajrami në 99 Minuta me Fjolla Telain.

Vetëm para pak ditësh, Bajrami rrëfeu se ka qenë në Zvicër e madje iftarin e kishte pritur në Aeroportin e Cyrihut, por askush nuk e kishte penguar./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share