Qendra e Shkupit me kosh të mbeturinave që u flet kalimtarëve (VIDEO)

Në qendër të Shkupit ka një kosh që u flet kalimtarëve. Është bërë nga materiale të ricikluara dhe përmban sensorë që zbulojnë lëvizjen e njerëzve.

Qëllimi i koshit interaktiv është të paralajmërojë kalimtarët që të mos i hedhin plehrat e tyre përreth, dhe kur e bëjnë, ai thotë faleminderit, përcjellë Klan M. Gjithashtu do të jetë e mundur të dëgjohen arsyet pse qyteti është i ndotur.

Në periudhën e ardhshme koshi do të vendoset në disa lokacione në qendër të Shkupit, ndërsa nga java e ardhshme qytetarët do të mund të takohen dhe bisedojnë me koshin në lokacione të ndryshme nëpër qytet. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share