Numërohen mbi 60% e votave në Turqi, Erdogan ruan kryesimin

Po vazhdon publikimi i rezultateve zyrtare nga zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Turqi që u mbajtën gjatë ditës së sotme.

Për momentin janë numëruar 61.30% e votave, ndërsa vazhdon ta ruaj epërsinë presidenti aktual Rexhep Taip Erdogan.

Ai deri tani ka 51.56% të votave, ndërsa kundërshtari i tij më i afërt, Kemal Kiliçdarogllu ka 42.61%.
Kandidati tjetër Sinan Ogan ka 5.32% të votave, ndërsa edhe pse u tërhoq nga gara për president, Muharem Inçe deri tani ka 0.51% të votave.

Sa i përiket zgjedhjeve parlamentare nga 40.95% e votave të numëruar, AK Partia e Erdoganit së bashku me koalicionin kanë 54.21% të votave.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share