Elmedina Huneli nga AKV Emin Duraku – Shkup: Sonte në teatër do të kemi festë të madhe për 7 marsin

Nga Ansambli këngëve dhe valleve shqipe sot në emisionin Happy Day ishte Elmedina Huneli e cila tha se sonte do ketë një festë të madhe kushtuar 7 marsit.

”Gjithmonë babi, Fadili ka qef ti përkushtohet ditëve të rëndësishme që i kemi si 28 nëntori ja tani edhe 7 marsi që janë ditë madhështore, dhe kishte si ide që ta bëjm një festë të madhe ku sonte në teatër kemi të ftuar drejtorë të shkollave, studentë, nxënës të cilët e vazhdojnë traditën dhe kontribojnë për arsimin” – tha Elmedina Huneli nga AKV Emin Duraku – Shkup.

Ajo mes tjerash tha se do ketë valle të ndryshme ku do performojnë 3 grupë mosha të ndryshme. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Zekiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share