A ka bashkëpunim Izet Mexhiti me Danella Arsovskën?

Opozitar edhe në Qytetin e Shkupit u deklarua sonte në Klan Debat kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti. Ai theksoi se nga momenti që kanë paralajmëruar krijimin e subjektit të ri politik, Danella Arsovska ka ndërprerë bashkëpunimin me ta, duke shkarkuar funksionarë të LD-së e madje, sipas tij, Arsovska ka larguar nga puna përkrahës të kësaj partie.

“Shkurt e shqip, me zonjën Arsovska nuk jemi në komunikim dhe jemi opozitarë edhe në Qytetin e Shkupit”, deklaroi Mexhiti në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share