Berisha: Largimi i Ramës, emergjencë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon mbledhje me grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha ka risjellë vëmendjen tek protesta e thirrur nga opozita më 11 Shkurt, për të cilën thotë që do të jetë më e madhja në historinë e vendit.

Berisha thekson se largimi i Ramës nga detyra e Kryeministrit është një emergjencë kombëtare.

Sali Berisha: Më 11 kemi thirrur protestën më të madhe në historinë e vendit. Ju nuk mund të dështoni kurrë në rrëzimin e largimin e Ramës nga pushteti. Ai nuk jep dorëheqje, ai nuk njeh gjuhë tjetër përveç frikës dhe ose do të dorëhiqet, ose do të përballet me probleme shumë madhore. Ai duhet të largohet, ky është një apel pa kthim, mos të përdorë Lindën e Parlamentit për veprime antiligjore, çdo orë që ai kalon, është orë turpi për çdo shqiptar. Nuk mund të pranohet një njeri që del e qartë se ka bërë gjithçka për të shkatërruar pluralizmin. Largimi i tij është emergjencë kombëtare. Kohërat e tij janë të numërura dhe shqiptarët do të vendosin dinjitetin moralin e tyre dhe se ky njeri nuk përfaqëson asnjë shqiptar të ndershëm, po thjesht Taulant Ballat, Gjiknurët e mafias shqiptare./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share