Vuçiq: Paralajmërimi për draftin e Asociacionit – mashtrim i Kurtit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se paralajmërimet e Kosovës për ta dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është siç e quajti ai “një mashtrim tjetër i Albin Kurtit dhe ndihmësve dhe lobistëve të tij, por jo një tentativë serioze”.

“Ky është një truk tjetër që Albin Kurti dhe ndihmësit e tij, përfshirë Gerald Knaus dhe të gjithë lobistët e tjerë të tyre, po e bëjnë së bashku. Ata vetë thonë se tekstin e tyre do ta dorëzojnë deri në fund të majit. Dhe kush jeni ju që do të dërgoni tekstin tuaj? Në marrëveshjen e Brukselit është mjaft e qartë se këtë duhet ta bëjë menaxhmenti i Serbisë ose nëse jemi dakord, siç jemi dakorduar kontekstualisht, konceptualisht dhe në parim, që të jetë teksti i dorëzuar nga BE-ja – çfarë duhet të bëjnë ata? me të dhe çfarë kanë për të ofruar ndonjë gjë”, tha Vuçiq nga Kotorri i Malit të Zi ku edhe mori pjesë në punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor..

Qeveria e Kosovës është zotuar sot se është në përgatitje të draft-statutit të Asociacionit dhe do ta dërgojë atë në Kushtetuese deri në fund të këtij muaji.

 

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share