Arrestohet në Turqi kreu i njohur i bandës serbe

Njëri nga kriminelët më të kërkuar në botë, kreu i bandës serbe, Zelko Bojaniq, është arrestuar sot në Turqi.

Mësohet se kreu i bandës serbe, Zeljko Bojaniq, emri i të cilit është i përfshirë në kontrabandë droge dhe i kërkuar me njoftim të kuq nga Interpoli, është kapur në vilën e tij në Stamboll Sarıyer, shkruan t24, transmeton klankosova.tv.

Ai dyshohet për vrasjen e Rosto Mijonovikut, i cili gjithashtu është shtetas serb.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Me dyshimin se Bojaniq mund ta varroste viktimën aty, ekipet e policisë turke gërmuan në kopshtin e shtëpisë. Shtëpia dhe kopshti i gërmuar i Zelko Bojaniqit, i cili u deklarua se ishte kapur, është vëzhguar dhe parë me dron, nga ajri.

Interpoli kishte lëshuar një fletarrest ndërkombëtar për Bojaniqin nën dyshimin e përfshirjes së tij në kontrabandën e drogës./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share