Marrëveshja në praktikë mes Beogradit dhe Prishtinës

Çfarë mund të bëhet me letërnjoftimin serb në Kosovë

Në vitin 2000, Petar Subotic nga Mitrovica e Kosovës mori një vertetim zyrtar nga Qendra Serbe për Punë Sociale për adoptimin e një fëmije. Është një dokument që i mundësoi atij të marrë një certifikatë lindjeje, e më pas edhe letërnjoftim, në mënyrë që vajza e tij e adoptuar e cila tani është 25 vjeçe, të mund të ushtrojë të drejtën e saj për arsim, kujdes shëndetësor apo mbrojtje sociale brenda institucioneve të Republikës së Serbisë të cilat funksionojnë edhe sot në Kosovë.

“Kam shkuar në institucione me vërtetimin që kemi marrë nga qendra për punë sociale, ate për adoptim si dhe dokumente të tjera për nxjerrjen e certifikatës së lindjes. Në zyrën e gjendjes civile më kanë thënë se ky vertetim nuk është i vlefshëm dhe se ai duhet të jetë sipas ligjit të Republikës së Kosovës”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Subotic nuk e ka zgjidhur problemin duke hasur pengesa nga Ministria e Punës Sociale e Kosovës, Agjencia e Regjistrimit Civil të MPB-së së Kosovës dhe së fundmi, në gjykatën e Kosovës.

“Për banorët e veriut të Kosovës është e qartë se ku dhe cilat dokumente mund t’i përdorin. Ata e dinë se në zgjedhjet lokale votojnë me letërnjoftim të Kosovës, se ai u duhet në shumicën e bankave dhe po ashtu nëse duan të punojnë në institucionet e Kosovës. 

Nuk ka ndryshime thelbësore për letërnjoftimet serbe, përveç nëse mund të kalojnë me to në vendkalimet në jug të Ibrit. Mendoj se në fakt ky do të ishte ndryshimi më i madh”. 

Dëshmitë janë të tilla që policia e Kosovës nuk ua ka njohur serbeve letërnjoftimet, madje ka pasur raste kur ua ka marrë kartat e identitetit dhe nuk kanë mundur të kalojnë me to në jug të lumit Ibrit.

Shumica e serbëve të Kosovës kanë edhe letërnjoftime, ndaj dokumentet e dyfishta do t’ua bëjnë jetën më të lehtë.

Çështja e targave është ende në tavolinën e negociatave në Bruksel. Mungojnë shumë përgjigje edhe për atë që tashmë është rënë dakord.

Për qytetarët e Kosovës kjo nuk është diçka e re sepse janë mësuar me këtë histori në më shumë se 20 vitet e fundit.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share