Ejup Rustemi nga Rrugët Shtetërore zbuloi në Klan Debat se nga pikëpagesat rrugpre vitin e kaluar janë grumbulluar 53 milionë euro, ndërsa për këtë vit planifikohen diku rreth 56 milionë euro. Këto mjejte sipas drejtorit të NP “Rrugët Shtetërore”, mund të përdoren për mirëmbajtjen e autostradave të vendit.
Ai theksoi se sektori i pikëpagesave rrugore po bën punë të shkëlqyer, duke rritur ndjeshëm arkëtimin e mjeteve financiare.
“Me këto të ardhura që i kemi mbledhur ne, kemi mundësi që sot të intervenojmë në rehabilitimin e autostradës Tetovë – Shkup dhe Shkup – Tetovë. Kemi mundëlsi që të bëjmë mirëmbajtje më të mirë të rrugëve shtetërore dhe të autostradave, për atë arsye edhe kemi bërë zgjedhjen e kompanive private dhe kemi mundësi që të ndërtojmë rrugë të reja”, tha mes tjerash Rustemi në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia