47.4 përqind e qytetarëve besojnë se Qeveria e Kosovës do ta pranojë Asociacionin

Mbi 47 përqind e qytetarëve të Kosovës besojnë se Qeveria e Kosovës do ta pranojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Këtë e thotë sondazhi i fundit i bërë nga Instituti PIPOS, i cili është prezantuar në Rubikon të Klan Kosovës.

45.1 përqind e qytetarëve besojnë se qeveria nuk do ta pranojë Asociacionin, derisa 7.6 përqind e tyre janë shprehur se nuk kanë mendim.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në pyetjen tjetër se cili do të ishte ndikimi i AKS-së, 27.0 përqind besojnë se do ta nxisë njohjen e Kosovës nga Serbia, kurse 20.6 që do ta nxisë ndarjen e Kosovës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share