25 të vdekur në Ukrainë nga sulmet ajrore ruse

Një valë sulmesh ajrore ruse në qytete anembanë Ukrainës, përfshirë edhe Kievin, ka lënë të vdekur të paktën 25 persona.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se 23 persona, përfshirë katër fëmijë, u vranë në një sulm që goditi një ndërtesë Umanit të Ukrainës, ndërkaq një grua dhe vajza e saj trevjeçare u vranë në qytetin e Dnipros, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se ushtria e saj kishte shënjestruar me sulme njësitë rezervë të ushtrisë ukrainase.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Agjencia e lajmeve RIA tha se Rusia po synonte njësitë rezervë dhe përdori armë me precizion të lartë.

Ndryshe, edhe në Uman, qytet ky që është kursyer kryesisht nga sulmet ruse, një ndërtesë apartamentesh nëntëkatëshe u shemb pjesërisht pasi u godit nga një raketë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share