Video/ Prezantuesja e lajmeve pëson arrest kardiak gjatë transmetimit direkt

Një spikere e lajmeve në Oklahoma ka zbuluar se gjatë transmetimit direkt kishte përjetuar nisjen e një arresti kardiak, ku filloi të kishe dhe vështirësi në të folur.

Julie Chin, e cila punon për filialin e NBC KJRH në Tulsa, u dërgua me urgjencë në spital të shtunën pasi filloi të kishte vështirësi në leximin e tele-prompterin të para saj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ditët e fundit janë ende pak mister, por mjekët e mi besojnë se kam pasur fillimet e një goditjeje drejtpërdrejt në transmetimin e së shtunës në mëngjes. Para transmetimit ndihesha shumë mirë. Disa minuta pasi kishte filluar transmetimi i lajmeve humba shikimin e pjesshëm në njërin sy. Pak më vonë dora dhe krahu m’u mpinë. Më pas, e dija se isha në telashe të mëdha kur goja ime nuk thoshte fjalët që ishin përballë meje në tele-prompter”, ka shkruar Chin në një postim në Facebook të dielën.

Prezantuesja tha se ajo iu nënshtrua një sërë testesh në spital për të gjetur shkakun e gjendjes së saj.

“Në këtë pikë, mjekët mendojnë se kam pasur fillimet e një goditjeje, por jo një goditje të plotë,” zbuloi Chin. /tvklan.al

https://youtu.be/OwyVIGhYKpA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share