“24 orë kohë… ose shpërthen gjithçka” – Prokuroria nis hetim ndaj dy vëllezërve nga Shkupi: Kërcënuan përgjegjësen e një kompanie tjetër për çështje tenderi

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj dy vëllezërve të moshës 23 dhe 25 vjeçare për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se së bashku kanë kryer vepër penale të zhvatjes, përcjell KlanM.

“Me qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm për një person juridik nga Vizbegu, të dy, me forcë dhe kërcënim të rëndë, por edhe me përdorim të armëve të zjarrit, kanë detyruar të dëmtuarën – person përgjegjës në një kompani tjetër që të tërheqë ankesën kundër vendimit për përzgjedhjen e ofertës më të favorshme për prokurim publik të mobilieve shkollore dhe të tjera. Në shpalljen për prokurim publik, të publikuar nga një shkollë e mesme në Shkup, kompania nga Vizbegu është përzgjedhur si ofertues më i favorshëm, pas së cilës kompania tjetër ka paraqitur ankesë kundër vendimit. Dy të dyshuarit më 22 gusht janë paraqitur në objektin afarist të personit tjetër juridik në rrugën ‘Blagoja Stefkovski’ dhe kanë kërkuar nga përgjegjësja që ta tërheqë ankesën. Në ditët në vijim kanë tentuar që përmes telefonit ta bindin të dëmtuarën që ta tërheqë ankesën, por ajo nuk iu është përgjigjur thirrjeve të tyre”, thonë nga PTHP.

Por këtu nuk ka përfunduar sepse sipas njoftimit të Prokurorisë Publike, dy të dyshuarit janë paraqitur sërish në ambientet e firmës tjetër më 29 Gusht të këtij viti dhe kanë rritur dozën e kërcënimit, përcjell KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ke 24 orë kohë për të tërhequr ankesën, përndryshe e gjithë kjo do të shpërthejë”, thuhet se janë fjalët e të dyshuarve drejtuar përgjegjëses së kompanisë në fjalë.

Më tej, siç thuhet në njoftimin e prokurorisë, viktima iu ka kërkuar të largohen nga ambienti dhe u ka thënë se do të lajmërojë policinë. Kjo, siç përcjell KlanM, ka bërë që të dyshuarit të vazhdojnë me kërcënime derisa njëri prej tyre ka nxjerrë edhe armë zjarri.

“Njëri nga vëllezërit e dyshuar ka nxjerrë një armë, e ka provuar dhe ia ka drejtuar viktimës në ijë dhe me dorën tjetër e ka kapur për fyti. Ata u larguan me kërcënime të reja se do të kthehen sërish, pas së cilës më 30 gusht personi juridik i dëmtuar tërhoqi ankesën e deklaruar kundër vendimit”, thonë nga PTHP, përcjell KlanM.

Dyshimi i bazuar për krimin e kryer, siç thonë nga PTHP, mbështetet nga më shumë prova, përfshirë edhe një video incizim nga kamerat e sigurisë në kompaninë e dëmtuar.

Prokuroria ka kërkuar paraburgim për dy vëllezërit e dyshuar./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share