Gjinekologia sjell modelin e organit femëror: Pacientët më thonë “ku e ke atë mitrën të të tregoj…”

Programi i së shtunës në “Rudina” në Tv Klan iu dedikua profesioneve ku të ftuarit përveçse rrëfyen karrierën, sollën edhe objektin simbol për ta. Gjinekologia Eda Bylykbashi nuk preferoi përparësen e bardhë, por modelin e organit riprodhues femëror, një mjet i domosdoshëm pune për të.

Eda Bylykbashi: Kjo është gjëja që unë e kap me dorë të paktën 20-30 herë në ditë dhe çdo gruaje i tregoj ku është problemi. Tani nuk do e tregoj këtu se ka shumë gjëra, është fushë më vete, pra ky është komplet trakti riprodhues dhe unë duke e mbajtur përballë vetes time dhe kam përballë pacientin, i them tani më ndiq me vëmendje dhe po afrohesh këtu ka shumë shkarravina me stilolaps sepse unë në çdo moment vendos stilolapsin dhe i them problemi yt është këtu dhe tak, vendoset thika, problemi yt është këtu dhe ndërkaq ky mulazhi i këtij organi riprodhues ka kaq vite që unë e kam në punën time dhe nuk e di, pas disa vitesh do bëhet e zezë fare kjo më duket nga pikat e stilolapsit se ngjyrën e ka ndryshuar.

Gjinekologia shton se për të është shumë e rëndësishme që pacienti të kuptojë ku ndodhet vërtet problemi i tij nëpërmjet demonstrimit të thjeshtë e madje kjo sjell edhe situata gazmore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Eda Bylykbashi: I them unë hë çfarë problemi kishe radhën tjetër, ku i ke letrat ose hyj në sistem të shoh të dhënat. Thotë “doktoresha ku e ke atë mitrën të të them ku e kisha problemin” dhe merr stilolapsin e vë.

Rudina Magjistari: Mjek i vetes!

Eda Bylykbashi: Dhe shumë herë ndryshon pozicioni, nga ia tregoja unë, ma tregon mua./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share