22 vjet “Ohri”: Qytetarët – ka përmisime por duhet ende shumë punë!

PËRGJIGJET VARËSISHT PËRKATËSISË ETNIKE

Mendime të ndara nga qytetarët, nëse pas Marrëveshjes së Ohrit, Maqedonia e Veriut është bërë vendi më i mirë për të jetuar. Përgjigjet vijnë varësisht nga përkatësia etnike, njofton KlanM.

“Ka edhe punë të mira, nga Marrëveshja e Ohrit, ashtu?. Ka përmirësime në vend, nuk është siç ka qenë më herët, mund të them që edhe pjesa shqiptare është më mirë”

“Varet kush për kë kështu.

Tek ne a mendon se është më mirë tani?

Jo, nuk është, nuk ka asgjë që është bërë më mirë, gjithçka është keq e më keq”.

Nga ana tjetër, sic njofton KlanM, shqiptarët thonë se ka progres nga viti 2001 e këndej, por jo edhe aq sa duhet.

“Më mirë është bërë pak, mendojmë se mirë është se pak ndyshe. Kemi polici, kemi parlament, kemi ngado njerëz tone, kemi ministra, deputet, më herët nuk kemi pasur”.

“Po ma mirë është normalisht ma mirë, po në përgjithësi ka më shumë ecje pëpara ndoshta do bëhet edhe më mirë, duhet të bëhet edhe më mirë normal, siç ka qenë nuk është, shumë është më mirë por duhet akoma punë”.

Nëse për rrugëtimin e vendit drejt një shteti demokratik qytetarët edhe mund të pajtohen, nga aspekti ekonomik nuk mund të thuhet një gjë e tillë. Sipas tyre, qytetarët gjithnjë e më shumë varfërohen kurse shteti nuk ka mekanizma për ta parandaluar këtë fenomen. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share