Presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit Çarls

Presidenti Stevo Pendarovski do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit britanik Çarls që do të mbahet të shtunën më 6 Maj, njofton KlanM.

Nga Kabineti presidencial për MIA-n ka konfirmuar se Presidenti Pendarovski ka marrë ftesë nga Pallati Bakingem, e ka pranuar dhe do të shkojë në kurorëzimin e Mbretit Çarls.

Në ceremoninë e kurorëzimit, sic percjell KlanM, janë ftuar shefa të shteteve me të cilët Londra ka marrëdhënie të plota diplomatike, si dhe përfaqësues të rajoneve britanike dhe territorebe tejoqeanike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Presidenti Pendarovski i shoqëruar nga bashkëshortja Elizabeta Gjorgievska, sic njofton KlanM, më 19 Shtator 2022, mori pjesë në shërbimin Shtetëror të varrimit të Mbretëreshës Elizabeta e Dytë në Londër.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share