Stuhia e Borës: Dalmacia shkëputet nga pjesa tjetër e Kroacisë

HAPEN QENDRA PRANIMI PËR NJERËZIT E BLLOKUAR NGA BORA

Bora në Kroaci ka shkaktuar kaos në trafik dhe ka shkëputur Dalmacinë nga pjesa tjetër e vendit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Siç njoftojnë mediat kroate, nga e diela pasdite për shkak të sasisë së madhe të borës dhe erërave të fuqishme nuk ka drejtime rrugore të hapura nga Dalmacia drejt pjesës së brendshme kroate.

Një numër i madh i njerëzve, sic percjell KlanM, kanë mbetur të bllokuar në kolona dhe për këtë shkak janë hapur qendra pranimi në qytete si Graçac, Gospiq, Obrovac dhe Knin.

Në terren kanë dalë edhe ekipet kroate të shpëtimit për të ndihmuar në tërheqjen e njerëzve të bllokuar nga bora.

Mediat kroate njoftojnë se së paku 25 automjete kanë injoruar ndalesën për lëvizje dhe kanë hyrë në pjesën e mbyllur të autostradës A1. Në autostradën e njëjtë, sic percjell KlanM, është aksidentuar edhe autobusi me targa të Shqipërisë ku një nga dhjetë pasagjerët humbi jetën, kurse të tjerët janë transferuar në spitalin e Karlovcit.

Krahas borës, probleme kanë shkaktuar edhe erërat e fuqishme me shpejtësi rreth 150 kilometra në orë.

Shërbimet metereologjike të Kroacisë, sic njofton KlanM, kanë paralajmëruar edhe për sot reshje të borës dhe kanë dhënë “alarmin e kuq” për rajonin e Kvarnerit dhe kanalit të Velebitit. 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share