16 pacientë presin transpaltim të mëlçisë, deri më tani tre pacientë janë operuar

 MEXHITI: DO TË KËRKOJMË NDIHMË NGA BASHKËSITE FETARE PËR T’I DHURUAR ORGANET NGA TË VDEKURIT

16 pacientë presin transpaltim të mëlçisë, deri më tani tre pacientë janë operuar. Ministri i Shëndetësisë do të kërkojmë ndihmë nga bashkësite fetare për t’i dhuruar organet nga të vdekurit

16 pacient presin radhë për transplatim të mëlçisë në Klinikën e Kirurgjisë në Shkup. Deri më tani janë transplantuar mëlçi tre pacientëve nga donator të vdekur. Para një javë u transplantua mëlçi një pacinetit me sëmundje kronike i cili është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Deri më tani është kryer transplant i mëlçisë në tre pacientë, lista e pacientëve që presin për transplant është dinamike, por nuk janë më shumë se 16 pacientë që presin në listë për tu operuar. Pacientja e fundit që kemi operuar është mirë dhe në gjendje stabile, presim që në ditët në vijim të shkojë në shtëpi” – tha Svetozar Antoviq, kirurg.

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti tha se prej në shtator do të filloj fushata për vetëdisimin e qytetarëve për dhurimin e organeve nga donator të vdekur. Ndihmë do të kërkojë nga bashkësitë fetare për t’i bindur qytetarët t’i dhurojnë organet nga personat e vdekur.

”Ky është një gjest human. Prej shtatorit do të fillojmë me fushtatë për vetëdisimin e qytetarëve për dhurimin e organeve. Do të kërkojmë ndihmë edhe nga bashkësitë fetare. Kështu ka filluar fushatën edhe Kroacia e cila ka nisur fushatën përmes kishës katolike” – tha Fatmir Mexhiti ministër i Shëndetësisë.

Ndryshe për transplatim të mëlçisë në Klinikën e Shkupit janë katër kirurgë ndërsa synimi është të bëhen dy ekipe të pavarura. Në transplantin e fundit janë përfshirë edhe mjekë më të rinj.Para një jave në kraharorin e 40 vjeçarit nga Shkupi filloi të rah zemra falë një dontatorit të një personi të vdekur. Një familje vendosi të dhuroi katër organe për të dhënë një shans të re për jetë katër personave, një pacientit me sëmundje kronike të mëlçisë, dy persona do të marrin veshka. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share