1 në 8 shqiptarë, probleme me veshkat

Mjekët: Tensioni dhe diabeti shkaktarët kryesorë

1 në çdo 8 persona në Shqipëri vuan nga sëmundjet e veshkave. Mjekët nefrologë thonë se vitet e fundit vihet re një rritje e sëmundjeve të veshkave në popullatë.

“Sëmundjet e veshkave kanë ardhur në rritje, ashtu si edhe sëmundjet e tjera. 1 në 8 persona sot vuan nga sëmundjet kronike të veshkave. Në pjesën më të madhe janë shenja shumë të lehta, që njerëzit i neglizhojnë, kanë një rëndim të mesit, kanë urinim të shpeshtë sidomos natën, kanë ndryshim të ngjyrës së urinës, kanë enjte të syve kur ngrihen në mëngjes”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas bluzave të bardha, nga 82 mijë raste në total me diabet në Shqipëri, një nga faktorët e sëmundjeve të veshkave, afro gjysma e tyre kanë probleme renale.

“Shumica e njerëzve vuajnë nga tensioni dhe diabeti, dhe këto janë dy shkaqet kryesore që sjellin dëmtimin kronik të veshkave, pra uljen e funksionit të veshkave. Duke u rritur numri i të sëmurëve kronikë me hipertension dhe diabet, dëmtimi i veshkave është bërë problematik. Rreth 40 %  të të gjithë të sëmurëve kronikë me diabet bëjnë dëmtime renale. Sigurisht është edhe stili i jetesës, mënyra si ushqehemi”.

Ajo që vihet re nga mjekët, është që shqiparët konsumojnë pak ujë, një nga shkaqet e krijimit të kripërave dhe gurëve në veshka. Specialistët rekomandojnë një aktivitet të pasur fizik si dhe konsumimin e sa më shumë lëngjeve gjatë ditës.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share