Vuçiq: Serbia s`do ta njohë në asnjë mënyrë Kosovën

KUVENDI SERB DEBATON PËR NEGOCIATAT PRISHTINË – BEOGRAD

Derisa unë të kem ndikim, Serbia nuk do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi pavarësinë e njëanshme të Kosovës”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një fjalimi në parlamentin serb.  Presidenti serb ka thënë se për Kosovën duhet të ofrohet një zgjidhje reale dhe se politika reale nuk duhet të ndikohet nga mitet.

“Në atë hapësirë tonën atje, të përbashkët serbe dhe shqiptare, duhet të gjejmë jetë. Jetë për serbët e hic më pak për shqiptarët. Po, kjo është një detyrë e vështirë, aq rëndë sa është jeta nga vdekja, por është një detyrë që duhet ta realizojmë që të mbijetojmë si shtet dhe si popull. Gjithcka tjetër con drejt një rikthimi, drejt një humbjeje dhe një doze të re të ëndrrave të kota që askush asnjëherë nuk do t`I realizojë” , deklaroi Aleksandar Vuçiq – President i Serbisë

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Vuçiq i bëri komentet në seancën e parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Serbisë, ku në rend dite është procesi i negociatave midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share