Zyrtarizohen korridoret ajrore Kosovë – Shqipëri

FLUTURIMET DREJT PERËNDIMIT NISIN MË 1 JANAR, SHKURTOHEN 15 MINUTA

Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, e ka bërë të ditur lajmin se Kosova i ka hapur korridoret ajrore me Shqipërinë. Ai ka thënë se fluturimet drejt vendeve të Perëndimit do të shkurtohen për gati 15 minuta.

Kosova ka hapur zyrtarisht korridoret ajrore me Shqipërinë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Fluturimet drejt vendeve të Perëndimit nëpërmjet korridorit ajror do të nisin nga 1 janari ka bërë të ditur ministri do të shkurtohen për gati 15 minuta.

Marrëveshja me Shqipërinë, për ta shfrytëzuar korridorin ajror të këtij vendi, është arritur në vitin 2020.

Që nga paslufta, më 1999, fluturimet nga dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës janë realizuar vetëm përmes korridorit ajror që e lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share