Zyrtarët rusë e ukrainas përleshen në Turqi (VIDEO)

Delegacioni rus dhe ai ukrainas janë përplasur gjatë ditës së djeshme teksa morën pjesë në Asamblenë Parlamentare të 30-të të organizatës ndërkombëtare rajonale Bashkëpunimi Ekonomik i Detit të Zi (PABSEC).

E gjitha ndodhi kur nisi një protestë e delegacionit ukrainas gjatë fjalimit të zëvendëskryetares së delegacionit rus, Olga Timofeeva, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë fjalimit të Timofeevas në samitin e mbajtur dje, delegacioni ukrainas kaloi pas Timofeevas, shpalosi flamurin e organizatës ultra-nacionaliste Sektori i Djathtë (Praviy Sektor) dhe brohoriti slogane kundër Rusisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Përleshja nisi teksa delegacioni rus tentoi të parandalojë këtë veprim të ukrainasve.

https://twitter.com/anadoluagency/status/1654153778952642560

Por, kjo i la vend edhe një përleshjeje tjetër me pjesëmarrjen e deputetit ukrainas Oleksandr Marikovskyi për flamurin ukrainas, të cilin ai donte ta merrte përsëri.

https://twitter.com/Cyberspec1/status/1654229114566627328

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share