Zyrtare: Muhamed Useini firmos kontratë dyvjeçare me Prishtinën

Futbollisti tetovar Muhamed Useini i cili në tri vitet e fundit ishte pjesë e kampionatit të Kosovës tek KF Gjilani, nga dita e sotme edhe zyrtarisht ka firmosur kontratë dy vjeçare me simbolin e futbollit Kosovar, ekipin e Prishtinës, ekip e cila ka vazhduar të përforcojë radhët e veta për edicionin e ri në Superligës së Kosovës.
33 – vjeçari  ka një karrierë mjaftë të pasur pasi ka qenë pjesë e ekipit të Shkëndijës nga Tetova, Rabotniçkit, Renovës, Flamurtarit të Vlorës dhe Gjilanit, ndërsa tani vazhdon me ekipin e Prishtinës. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share