Bundesliga/Leverkusen i pandalshëm këtë sezon, Dortmund parakalon Leipzig dhe ngjitet i katërti

Vazhdon sezoni perfekt i Bayer Leverkusen qe nuk ul ritmin për asnjë moment, teksa këtë të diel ka arritur të triumfojë me rezultatin 2-3 në transfertën ndaj Freiburgut dhe të ruajë distancën prej 10 pikësh ndaj Bayernit të Mynihut në renditje. Kjo eshte gjithashtu ndeshja e 38-te e sezonit pa pesuar humbje dhe duket se kjo ecuri fantastike do te vazhdoje edhe me tej.

Skuadra e Xabi Alonsos hedh kështu një tjetër hap drejt titullit të parë kampion të Bundesligës, teksa kur kanë mbetur edhe 8 javë për t’u luajtur, kryeson renditjen me 70 pikë, 10 më shumë se bavarezët e vendit të dytë.

“Aspirinat” e nisën vrullshëm dhe gjetën golin e avantazhit me anë të Florian Wirtz që në minutën e dytë, ndërsa Freiburg u përgjigj në minutën e 10 me Doan, duke rikthyer edhe njëherë baraspeshën.

Megjithatë Leverkusen vijoi dominimin dhe shënoi edhe dy herë të tjera me anë të Hlozek në të 40-ën dhe Schick në të 53- tën, për të dyfishuar avantazhin.

Freiburg rihapi edhe njëherë ndeshjen me anë të Keitel në të 79-ën, por ky gol shërbeu vetëm për të bërë më interesante minutat e fundit, pasi sfida u mbyll me shifrat 2-3.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share