Ish kampioni Evropian për kadet Faton Salihu, sot në Kuvendin zgjedhor me 33 vota PRO aq sa ishin të pranishëm nga gjithësejt 38 delegat u zgjodh Kryetar i Federatës së Boksit të Maqedonisë së Veriut.
Lajmin ekskluzivisht për Klan Maqedoni e konfirmoi vet Faton Salihu. “Me kënaqësi mund të them se 33 kuvendarët e pranishëm në Kuvendin e sotëm zgjedhor më dhanë mandatin katër vjeçar për të drejtuar Federatën e Boksit. I falënderoj për besimin e dhënë” tha ai.
Kuvendi vazhdon punën sipas rregullores dhe rendit të ditës. /KlanMacedonia/