FFM dorëzoi fushën e re hibride arenës Todor Proeski

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka kompletuar punimet dhe aktivitetet në fushën e stadiumit “Todor Proeski”.

Nga Shtëpia e Futbollit vendor kanë bërë të ditur mesditën e kësaj të premte se zyrtarisht i ka përfunduar aktivitetet e saj për vendosjen dhe mirëmbajtjen e fushës së re hibride në arenën ‘Todor Proeski” dhe të njejtën ia ka dorëzuar Shoqërisë Aksionare për ndërtim dhe menaxhim të hapësirës banesore dhe afariste.

“Ky investim nënvizon angazhimin tonë për të ofruar kushtet më të larta të lojës për ndeshjet ndërkombëtare dhe klube dhe rithemelon arenën tonë si një vend kryesor për futbollin në të gjitha nivelet. Shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë ata që u përfshinë në realizimin e këtij projekti”, ka thënë mes tjerash presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kujtojmë se nënshtresa e re kombinon barin natyral me materiale sintetike moderne, duke siguruar qëndrueshmëri dhe elasticitet të shkëlqyeshëm.

Mjetet për fushën e re të Arenës janë siguruar plotësisht nga FFM përmes projektit “Hat-Trick” të UEFA-s për infrastrukturën e futbollit.

Instalimi i një fushe hibride është një zgjidhje efektive, sigurisht nëse mirëmbahet dhe përdoret siç duhet në mënyrën e përcaktuar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share