Zyrtare: Abdylhadi Jahja pas pesë viteve largohet nga KF Struga Trim Lum

Vetëm katër ditë pata grumbullimit të parë pë fillimin e përgatitjeve pë pjesën pranverore të kampoionatit, drejtuesit e kampionit vjeshtor Struga Trim Lum nիpërmejt faqes zyrtare të kklubit kanë njoftuar për ndërprejen e bashkpunimit me futbollistin Abdylhadi Jahja . Në njoftimin e klubit thuhet:

“Struga Trim Lum dhe Abdylhadi Jahja kanë ndërprerë bashkëpunimin me pëlqim të dyanshëm, duke ndarë kështu rrugët pas plotë 5 vitesh.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Jahja pjesë e skuadrës tonë është që nga janari i vitit 2019-të, kur erdhi nga FC Shkupi, ndërsa brenda kësaj periudhe, i njëjti me fanellën e Struga Trim Lum regjistroi 132 paraqitje, 5 gola dhe 15 asistime.

Ai ishte pjesë e sukseseve më të mëdha të skuadrës tonë, kur fillimisht në sezonin 2021/22 luajtëm në eliminatoret e Ligës së Konferencës, derisa vitin që lamë pas, duke u shpallur kampion dhe duke arritur deri në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës.

Neve si klub falënderojmë Abdylhadi Jahjën për kontributin e dhënë me fanellën e skuadrës tonë, duke uruar njëkohësisht në shumë suksese të mëtutjeshme gjatë karrierës së tij”. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share