Zyra e BE-së: Kosova dhe Serbia ta pranojnë propozimin evropian

TAKIMI KURTI-VUCIQ DO TË MBAHET NË BRUKSEL MË 27 SHKURT

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, pret që Kosova dhe Serbia ta pranojnë propozimin evropian dhe të angazhohen në bisedime se si të zbatohet ajo marrëveshje.

Në prag të takimit Kurti Vuciq që do të mbahet në Bruksel më 27 shkurt, e cilësoi të rëndësishme marrëveshjen ndërmjet dy vendeve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Dua të argumentoj që çka do që është e nevojshme të thuhet është thënë nga Lajçak dhe presim që të dyja palët ta pranojnë propozimin evropian dhe të angazhohen në bisedime se si të zbatohet ajo. Është shumë e qartë që ne kemi besuar që marrëveshja është shumë e rëndësishme për integrimin evropian” – tha Tomas Szunyog, shef i zyrës së BE-së në Kosovë.

Këto komente ai I bëri pas nënshkrimit të marrëveshjes IPA 2023. Për takimin e Brukselit refuzoi të flas zv.kryeministri për dialog Besnik Bislimi.

“Është hera e parë që kemi një program IPA që i dedikohet tërësisht një sektori i cili është i godit Është disrespect për gjithë këtë punë që është bërë po më duket që është e pa denjë të përgjigjem në këtë pyetje” – tha Besnik Bislimi, zv/kryeministër i Kosovës.

Pritje të larta për takimin e së hënës ka edhe emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak.

Lajçak thotë se ky është takimi i parë ku do të diskutohet propozimi evropian.

Sipas Bashkësisë Ndërkombëtare sikurse Kosova edhe Serbia parimisht I kanë thënë propozimit evropian për normalizim marrëdhëniesh ndërmjet të dyja vendeve.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share