Zvicra e shqiptarëve eliminon Serbinë nga Kupa e Botës, Shaqiri shënon gol. Tensione mes Xhakës dhe serbëve

Zvicra kalon grupet dhe vazhdon aventurën në fazën tjetër të Botërorit 2022, duke eliminuar Serbinë. Helvetikët fituan me rezultatin 3 me 2 ndaj serbëve, duke i dërguar në shtëpi këta të fundit.

Ka qenë një ndeshje sa me emocione, por edhe me tensione mes dy skuadrave.

I pari që zhbllokoi sfidën ka qenë shqiptari Xherdan Shaqiri. Por gëzimi zgjati pak, pasi Serbia barazoi.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 2 me 2. Me nisjen e të dytës, ishte Zivcra që shënoi golin e tretë, rezultat të cilin e mbrojti deri në përfundim të ndeshjes.

Nuk munguan as tensionet e Granit Xhakës me lojtarët serbët. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share