Zvicër: Shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i drogës, të përfshirë edhe shqiptarët

Gjashtë shqiptarë janë arrestuar nga policia zvicerane.

Pesë burra dhe një grua ishin të përfshirë në një rrjet ndërkombëtar të drogës prej 27 personash që vepronin kryesisht në kantonin e Luzernit.

Rrjeti kishte vepruar nga prilli i vitit 2020 deri në mars të vitit 2021, shkruan Blick.ch, përcjell Klankosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas prokurorisë zvicerane, shqiptarët kanë trafikuar sasi të mëdha droge në këtë vend.

Policia po ashtu ka sekuestruar 14,5 kilogramë kokainë, tetë kilogramë heroinë, tre kilogramë marihuanë dhe 30 kilogramë produkte prerëse.

Po ashtu janë sekuestruar edhe para të gatshme në vlerë prej 160 mijë frangash (mbi 165 mijë euro).

Sipas autoriteteve zvicerane, droga shitej dhe tregtia ishte e organizuar në mënyrë profesionale.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share