Fisnik Zuka, futbollist i ftuar në emisionin Euro Klan , ka dhënë një deklaratë pas ndeshjes së fundit mes Francës dhe Holandës. Ai vlerësoi se ndeshja ishte një befasi, pasi ishte e para që mbaroi pa gola. Edhe pse kishte raste për të shënuar nga të dyja ekipet, Zuka beson se të dyja skuadrat do të kalojnë grupet dhe janë ndër favoritet për të fituar kampionatin.
“Mund të themi se kjo ishte një befasi sepse ishte ndeshja e parë që mbaroi pa gola, kishin raste ppër të shënuar edhe Franca edhe Holanda, mendoj se të dy ekipet do të shkojnë më tutje dhe do të kalojnë grupet. Janë ndër ekipet më të forta të kapionatit, dhe ndoshta njëre prej tyre do të jetë dhe fituesja e kampionatit.
Të themi të drejtën Franca pa Mbappen është pak ma e dobët, ai është një lojtar i klasit botëror sjo është fafkt. Franca luajti mirë edhe pa Mbappen, por besoj se po të luante sot ai, Franca edhe mund ta kishte fituar lojë”, tha Zuka.
Në ndërkohë Remzifaik gjithashtu futbollis, tha se edhe pse Holanda arriti të shënojë një gol, ai u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje. Ai tha se për shkak të pikëve të fituara nga të dyja ekipet deri më tani, dhe vendosjen e renditjes tabelare, duke favorizuar të dyja skuadrat për të kaluar grupet, skuadrat nuk kanë dhënë maksimumin e tyre.
“Ndeshja ishte paraqitje solide nga të dyja ekipet, kishin raste për të shënuar po asnjëra nuk arriti, edhe pse Holanda bëri gol ishte pozicion jashtë loje.
Por duke marrë parasysh edhe pikët nga të dyja ekipet nuk u munduan që të shënojnë gol sepse renditja tabelare ishte favorizuese për të dyja ekipet prandaj dhe rezultati përfundoi pa gola.
Duhet bërë një kalkulim nga ekipet edhe për shëndetin e lojtarëve sespe janë shumë ndeshje, të cilat janë të lodhëshme.
Ne të dish e dimë se çfarë kuliteti ka Mbappe, nuk është e njejtë pa atë, edhe pse nuk u ndje shumë mungesa e tij sonte, sërish Franca do të ishte më mirë me të”, tha Selmani./tvklan.mk/