Liga e parë: Struga dhe Ohëri në qendër të vëmendjes

PËRBALLEN STRUGA TL –GOSTIVARI DHE VOSKA SPORT – SHKËNDIJA

Të dielën me fillim në ora 17:00, zhvillohen pesë ndeshje të javës së parë të kampionatit 2023/24 në Ligën e parë të futbollit vendor. Kampioni aktual Struga Trim Lum përballet me Gostivarin, ndërsa debutuesi në elitën e futbollit Voska Sport në Ohër  takohet me Shkëndijën.

Kampionai në fuqi ekipi i Struga Trim Lum që me sukses është duke vazhduar garat evropiane në Konferencë Liga, të dielën para publikut vendas në ndeshjen hapëse të kampionatit të ri përballet me Gostivarin. Për vendasit është e rëndësishme të dëshmojnë epitetin favorite, ndërsa për miqtë qëllimi është paraqitja e mire kundër ekipit kampion.

“Do jetë ndeshje e vështirë. E dimë që Gostivari ka shumë përforcime këtë sezon. Shpresojmë të japim më të mirën. Besoj se me kualitetin që posedojmë edhe aksimumin pikët do të mbeten në Strugë. Sa i përket kamponatit do mundohemi të japim më të mirën dhe shpresojmë që të mbrojmë titullin kampion”, deklaroi Besart Ibraimi  futbollist i KF Struga Trim Lum.

“Kemi krijuar një ekip shumë stabile dhe jemi të përgatitur. Këtë e kemi dëshmuar edhe me ndeshjet miqësore që i kemi zhvilluar në Turqi. Kemi luajtur ndeshje shumë kualitative kundër Manisaspor, Gaziantep, Kavalla e shumë të tjera dhe kemi pasur rezultate positive. Kështuqë besoj se kemi elemente, kemi cilësi për të përballuar nj ekip kampion siç është Struga” deklaroi Fatjon Jusufi  futbollist I KF Gostivari.

Në stadiumin e qytetit në Ohës skuadra debutuese Voska Sport është nikoqire e ekipit Shkëndija, që është një arsye plus  që në tribuant e  stadiumit të jenë të pranishëm numër i madh i tifozëve. Dy ekipet kanë bërë përgatitje cilësore dhe  kanë sjel  futbollist cilësor në radhët e veta.

“Jemi munduar që të marrim më tepër informacione që të analizojmë kundërshtarin në çdo detaj dhe është punuar gjatë kësaj periudhe për këtë kundërshtarë. Jashtëzakonishtë do të jetë ndeshje forte sepse kundërshtari ka bërë lëvizjet e tyre, por ne kemi qëllimet tona”.    Deklaroi  Ardian Nuhiu trajner I KF Shkëndija

Në tre takimet tjera përballen Brera Strumicë – Vardari,  Bregallnica – Sileksi dhe Tikveshi – Makedonija Gj.P. Ndeshja  Rabotniçki – Shkupi  zhvillohet të hënën. Të gjitha ndeshjet  fillojnë në ora 17:00. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share