Zjarri në fshatin Kondovë, intervenon edhe një helikopter i MPB-së (Video)

Zjarri i mbrëmshëm në malin e fshatit Kondovë të komunës së Sarajit ka shkaktuar panik tek banorët pasiqë u përhap me shpejtësi dhe ishin të rrezikuara edhe shtëpitë, informon Klan M.

Era e fuqishme bëri që zjarri të merr kahje të ndryshme, por falë intervenimit nga banorët e shumtë dhe disa zjarrfikësve kanë arritur deri në orët e mëngjesit sado pak ta lokalizojnë zjarrin.

Sot në mëngjes edhe një helikopter i MPB-së ka intervenuar duke shuar plotësisht zjarrin. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share