Propozimi francez, nga sot bllokada në mbarë vendin

Protestat e mbrëmshme për dallim nga ditët e kaluara ishin të qeta dhe përfunduan pa incidente. Organizatorët e protestave kundër propozimit francez mbrëmë ndryshuan rutën e protestave

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

filluan para ndërtesës së Qeverisë, më pas para Ministrisë së Drejtësisë për të përfunduar para Kuvendit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ish-ambasadori Ivica Bocevski në protestën e djeshme “Ultimatum, JO faleminderit” njoftoi se nga nesër do të fillojnë bllokada në mbarë vendin për shkak të propozimit francez.

“Do të kemi bllokada në të gjithë vendin. Bllokadat do të fillojnë në ora 13:00, do ta bllokojmë tërë Maqedoninë derisa deputetët tanë trima luftojnë në Kuvend për interesat tona në mbrojtje të gjuhës, popullit dhe shtetit maqedonas”, tha Bocevski.

Sot pritet të protestohet në katër vende, në Shkup para Qeverisë, si dhe bllokimi i rrugëve kryesore Shtip Veles, Strumicë Radovish dhe Pletvar Prilep.
Gjithashtu nga partia opozitare VMRO-DPMNE njoftuan se të shtunën nuk do të ketë protesta në shenjë respekti për bashkëqytetarët myslimanë që festojnë festën. Vazhdojmë të protestojmë masivisht në Shkup, të dielën në orën 19:00 para Qeverisë”, u tha në njoftim./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share