Zjarr në një spital afër Romës, 4 viktima

Autoritetet kanë evakuuar mbi 200 pacientë, ende i paqartë shkaku i ngjarjes

4 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e një zjarri që shpërtheu gjatë natës në spitalin “San Giovanni Evangelista” në Tivoli, afër Romës. Viktimat janë 2 burra të moshës 76 dhe 86 vjeç dhe 2 gra të moshës 84 dhe 86 vjeç, të gjithë pacientë.

Nga informacionet që japin mediat italiane, mësohet se njëri prej viktimave ka ndërruar jetë për shkaqe që nuk kanë lidhje me ngjarjen, por familjarët kërkojnë sqarim. Flakët kanë përfshirë disa dhoma që strehonin klinikat në katin 2 dhe më pas kanë shkuar deri në urgjencë dhe në reanimacion.

Mbi 200 pacientë u evakuuan, mes tyre 7 fëmijë, disa të porsalindur dhe disa të shtruar në repartin Covid. Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin, i cili shpërtheu në orën 22:30 të së premtes.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share