Zjarr herët në mëngjes shpërtheu në një shtëpi në lagjen “Koshishtë” të Ohrit.
Për zjarrin në orën 00:35 ishte informuar Njësiti Territorial Zjarrfikës nga Ohri, prej ku menjëherë drejt rrugës “Andon Dukov” ishin dërguar automjete zjarrfikëse dhe shtatë zjarrfikës.
Falë intervenimit me kohë është parandaluar përhapja e flakës nga shtëpia e djegur në objektet e tjera në afërsi.
Përveç dëmit të shkaktuar material nuk ka njerëz të lënduar në zjarr.
Shkaqet e shpërthimit të zjarrit duhet t’i vërtetojë hetimi. /MIA