Zjarr në afërsi të një fabrike në Zhelinë të Tetovës

Sot (21-shkurt) në ora 12:20 në SPB- Tetovë është raportuar se një sasi e madhe e gomave të vjetra janë djegur në një sipërfaqe të hapur pranë një fabrike në Zhelinë të Tetovës. Menjëherë pas raportimit, në vendngjarje janë dërguar zyrtarë policorë nga njësitet policore Grupçin, si dhe ekipe të Njësitit Territorial të Zjarrfikjes-Tetovë, të cilët intensivisht po angazhohen për lokalizimin e zjarrit.

Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit – kush dhe pse i ka djegur gomat, që paraqet vepër penale ,,Ndotje e ambientit jetsorë dhe natyrës” e dënueshme sipas nenit 218 të Kodit Penal.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share