Zidane në dilema për të ardhmen

Sport Théâtre du Châtelet (Paris Ier), le 17 octobre 2022 Tapis rouge de la 66e édition du Ballon d’or Zinédine Zidane Photo LP / Fred Dugit

Prej dy vitesh, Zinedine Zidane qëndron larg qendrës së vëmendjes, pasi nuk ka gjetur ende një skuadër ku mund të drejtojë. Shumë alternativa kanë qenë në tryezën e tij, por projekti ka dështuar në momentet e fundit. Por pavarësisht kësaj, Zizu nuk e fsheh dëshirën që një ditë të trajnon lojtarin më të mirë francez të momentit, Kylian Mbappe.

“Kur je trajner dhe ke një lojtar si ai, sigurisht që dëshiron ta stërvitësh. Mund të ndodhin shumë gjëra. Mund të ndodhë një ditë. Ai është një lojtar që e vesh fanellën e skuadrës franceze. Në çdo rast, unë e admiroj atë që ai bën. Është bukur se si luan futboll dhe është i fortë”.

Mister mbetet se cila do të jetë etapa e radhës në karrierën e Zidane. Emri i tij është lidhur ngushtë me firmën te PSG ku për momentin gjenden nën kontratë sulmuesi francez dhe Real Madrid, që e ka objektiv kryesor në merkato.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjithashtu u përfol se Zidane do të ishte trajneri i ri i kombëtares franceze kur u largua nga pankina e Merengues, por Deschamps rinovoi deri në vitin 2026. Ëndrra e Zidane është që një ditë të drejtoj nënkampionët e botës, por për momentin mbetet në sirtarë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share