Zhduken dy persona në Sarandë, familjarët “alarmojnë” policinë

Dy persona rezultojnë të zhdukur në Sarandë këtë të Mërkurë.

Policia bën me dije se një 45 vjeçar dhe një 52 vjeçar kanë humbur kontaktet me familjarët. Forcat blu të Sarandës kanë nisur kërkimet në terren për gjetjen e tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë për të dyja rastet kanë referuar materialet në Prokurorinë e Sarandës dhe kanë bërë shpalljen në kërkim të shtetasve F. S dhe L. Th. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë verifikimet dhe kontrollet në terren, për gjetjen e këtyre shtetasve”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share